
Ministri i brendshëm në Serbi, Nebojsha Stefanoviç akuzon autoritetet në Kosovë se po arrestojnë serbët, për tu bërë presion të mos largohen nga FSK-ja. Sipas Stefanoviç, serbët në Kosovë janë kundër formimit të ushtrisë. Ndërkohë mediat serbe, pretendojnë se kjo çështje është diskutuar dhe në takimin mes kryeministres Ana Bërnabiç dhe kancelares Merkel.



