Milo: Zgjedhja eurodeputet, fitore personale e Belerit. Nëse Apeli e liron shkarkohen tensionet mes Shqipërisë e Greqisë

Milo: Zgjedhja eurodeputet, fitore personale e Belerit. Nëse Apeli e liron shkarkohen tensionet mes Shqipërisë e Greqisë

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se ka një fitore personale të Fredi Belerit, pas zgjedhjes si eurodeputet i PE.

Sipas Milos nëse Gjykata e Apelit vendos lirimin e Fredi Belerit, shkarkohet tensioni mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Po ashtu Milo shton se vështirë se mund të ketë një llogari dypalëshe Greqi-Shqipëri për emrin e Tavos në krye të Himarës.

Drupal Ad

 

 

 

 

"Mendoj që ka një fitore personale të z.Beleri që përballë sfidës që u luajt për bashkinë e Himarës, ai zgjidhet në një pozicion, në një institucion europian, që nga përmasat, rëndësia, vlerat, dhe jehona, patjetër që është shumë më i rëndësishëm se sa të zgjidhesh kryetar i një minibashkie si ajo e Himarës. Nga pikëpamja e vlerave personale, patjetër që Beleri mund të komentohet si një i fituar. Por nga pikëpamja e vlerës reale për demokracinë dhe marrëdhënieve mes dy vendeve, kjo patjetër që nxjerr një numër problemesh të tjera, që e lënë lojën të hapur në fushën e tensioneve që mund të krijohen në të ardhmen. Do varet nga mënyra si do administrohet duke respektuar rregullat demokratike, përfundimi i çështjes Beleri. Organet e drejtësisë shqiptare duhet të japin përfundimisht verdiktin e tyre në lidhje me çështjen Beleri.

Kemi drejtësinë që s’është palë me asnjë. Kemi edhe ekzekutivin që përfaqëson nga pikëpamja zyrtare Shqipërinë në marrëdhëniet me Greqinë. Ne duhet të presim vendimin që do japë Gjykata e Apelit. Të supozojmë që e liron z.Beleri, atëherë krijohen rrethana që çojnë në një zgjidhje tjetër, të parashikuar nga ligji, dhe që Beleri mund të shkojë të marrë detyrën në Himarë. S’mund t’i mbajë të dyja detyrën, por do mbajë njërën prej tyre. Nëse Apeli e liron Belerin kjo shkarkon edhe tensionin që është krijuar në marrëdhëniet mes dy vendeve. Nëse gjykata s’e liron, këtu kemi edicione të reja të mënyrës si do gjykohet kjo çështje në marrëdhëniet mes dy vendeve. Do fillojë fushata për zgjedhjet e parakohshme në Himarë dhe këtu mund të llogariten një numër çështjes të tjera. Ka shumë pikëpyetje në mënyrën si i qasen këtij problemi forcat politike në Shqipëri, janë llogari me qitje të largët, por edhe me qitje të afërt. Vështirë se mund të ketë një llogari dypalëshe Greqi-Shqipëri për emrin e z.Tavo. Ka qenë vet z.Tavo që e ka përjashtuar idenë se ai ishte përfaqësues i një zgjidhje konsesuale. Pritet të jetë një zgjidhje tranzitore, për të patur më pas një zgjedhje përfundimtare”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy