Policia e Shkodrës ka arrestuar 57-vjeçarin Brandon Saporito, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij.
Sipas njoftimit zyrtar, më datë 2 maj 2025, në lagjen “Vasil Shanto”, në një banesë të marrë me qira, shtetasi B. S., dyshohet se në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë dhe ka goditur me sende të forta dhe mjet prerës bashkëshorten e tij, Sandra Saporito 54 vjeçe.
Gruaja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra.
Autori është arrestuar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër dhe ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.



