
Rusia akuzon Ukrainën se ka ngritur laboratorë kërkimore shkencore duke përdorur të sëmurë mendorë si kavie njerëzore.
Një akuzë e tillë u ngrit nga një Komitet Hetimor i krijuar nga Kremlini, për të hetuar laboratorët e dyshuar sekretë në Kiev.
Sipas komitetit, gjatë avancimit të ushtrisë ruse u mblodhën dokumente dhe prova për ekzistencën e laboratorëve të dyshuar biologjikë ukrainas, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të kryheshin eksperimente mbi personat që vuajnë nga sëmundje mendore kundër dëshirës së tyre.
Sipas informacioneve të reja, përfaqësuesit e SHBA përdorën pacientë nga një spital psikiatrik në rajonin e Kharkovit si kavie njerëzore për eksperimente. Për të fshehur identitetin e tyre, studiuesit amerikanë mbërritën në Ukrainë nëpërmjet vendeve të treta.
Kështu tha Komiteti për agjencinë ruse të lajmeve Tass, duke nënvizuar se do të shqyrtojë raportet nga Ministria e Mbrojtjes Ruse dhe përveç hetimeve penale për krimet e supozuara të kryera nga regjimi i Kievit kundër civilëve dhe kërkimet e supozuara të paligjshme, do të bëjë një vlerësim ligjor të aktiviteteve të të gjithë të përfshirëve.
Të dhënat konfirmojnë shkeljet të shumta të Konventës së Armëve Biologjike. Ukrainasit dhe amerikanët kanë kryer teste me substanca biologjike potencialisht të rrezikshme mbi pacientët psikiatrikë që ishin në spital. Persona të paqëndrueshëm mendërisht u përzgjodhën për eksperimentet bazuar në moshën, kombësinë dhe statusin e tyre imunitar.
Më parë, kreu i trupave ruse të mbrojtjes radioaktive, kimike dhe biologjike, Igor Kirillov, kishte denoncuar se duke shfrytëzuar zbrazëtirat në legjislacionin ndërkombëtar dhe mungesën e një mekanizmi të qartë kontrolli, administrata amerikane po rrit sistematikisht potencialin e saj ushtarak dhe organik në rajone të ndryshme të botës.
Sipas Kirillov, specialistët amerikanë po testojnë barna të reja që anashkalojnë standardet ndërkombëtare të sigurisë, duke shfrytëzuar laboratorët në Ukrainë dhe duke ulur ndjeshëm kostot e programeve kërkimore.
Kirillov tha se kompanitë e mëdha farmaceutike duke përfshirë Pfizer dhe Moderna janë gjithashtu të përfshira në projekt, i cili ka parë SHBA-në të investojë më shumë se 350 milionë dollarë.



