Dy persona nga Tirana janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi akuzohen për falsifikimin e dokumentave me qëllim kalimin e personave jashtë kufijve.
Operacioni i koduar “Sogiorno” çoi në pranga shtetasit Hasan Milushi 50 vjeç dhe Fatmir Stankova 49 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi 1- mujor, nga specialistë të Hetimit të Krimit Ekonomik.
Sipas policisë dy shtetasit e mësipërm, janë kapur në flagrancë duke shkëmbyer disa dokumenta Italiane dhe fotografi të personave të ndryshëm, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.
Nga ana e policisë vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe zbulimin e vendit ku kryhej falsifikimi i dokumentave.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Falsifikimi i dokumentave”dhe” Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” .



