Komisioni për Dezinformimin, Andoni: Është i nevojshëm, por zhvendos vëmendjen. Mungon transparenca (VIDEO)

Komisioni për Dezinformimin, Andoni: Është i nevojshëm, por zhvendos vëmendjen. Mungon transparenca (VIDEO)

Konferenca e Kryetarëve ka pranuar një kërkesë të mazhorancës për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin, ku pro formimit të tij kanë votuar vetëm deputetët e Partisë Socialiste.

Analisti Ben Andoni tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se nevojitet transparencë për mekanizmat e këtij komisioni.

Sipas Andonit ligje të tilla janë të nevojshme, por zhvendosin vëmendjen nga çështje të tjera.

Ka një lloj paqartësie sa i përket ardhjes së komisionit.

Ka gati 700 e ca portale, dhe një pjesë e madhe janë pa burime, kjo përbën një problem.

Problemi më i madh është problemi i qasjes së këtij komisioni përballë këtij realiteti. Nëse hapat do të ishin të mirëditura ne për këtë komision do të ishim shumë të qartë.

Kjo lloj amullie, kur kriza e korrupsionit është kaq e madhe dëshirojnë të hiqet vëmendja.

Besoj se ajo do i delegohet AMA-s. Në momentin që nuk është zbardhur akoma si ligj nuk mund të hamendësojmë. Prandaj përmenda pjesën e transparencës së ligje të tilla kanë nevojë për një pjesë përgatitore, mekanizmat si do të realizohet transparenca si dhe institucionet që do të merren me zbatimin e këtij ligji.

Problemi i këtij ligji është problemi i transparencës dhe problemi i thjeshtimit të këtij ligji.

Ligje të tilla e zhvendosin vëmendjen, jo se nuk është  nevojshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy