
Një gardist në Tiranë, i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm me armën e shërbimit.
Policia njofton se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:05, në banesën e tij, në Rrugën e Dibrës, ku është konstatuar pa shenja jete shtetasi Albert Gadica, rreth 42 vjeç, punonjës i Gardës.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.



