
Australia ka arritur një rekord të ri të të nxehtit në një qytet të largët bregdetar që raportoi temperaturat prej 50.7C (123.26F).
Temperatura në Onslow, Australia Perëndimore, të enjten përputhet me një rekord të vendosur në vitin 1962 në Australinë e Jugut.
Onslow dhe zonat përreth mund të shohin rekorde të thyera përsëri me temperaturat që do të rriten të premten.
Byroja e Meteorologjisë konfirmoi të enjten se Onslow arriti rekordin në 14:26 me kohën lokale (22:26 GMT).
Sipas mediave lokale, temperatura mesatare në Onsloë në këtë periudhë të vitit është 36.5C.
Dy qytete të tjera, Mardie dhe Roebourne, raportuan temperatura mbi 50C të enjten.
Luke Huntington, i Byrosë së Meteorologjisë, tha se akumulimi i ajrit të nxehtë në rajon ishte shkaktuar nga mungesa e stuhive.
Parashikuesi i motit i BBC-së, Chris Fawkes, tha se temperaturat do të rriten pak të premten, por do të ulen në ditët në vijim.
Vapa rekord vjen vetëm disa ditë pasi një raport nga sistemi satelitor i BE-së konfirmoi se shtatë vitet e fundit kanë qenë më të nxehtat e regjistruara.
Valët e të nxehtit po bëhen më të mundshme dhe më ekstreme për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.
Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve.



