Kievi: Qëllimi i sulmit në rajonin rus të Kurskut është fillimi i bisedimeve të drejta të paqes  

Kievi: Qëllimi i sulmit në rajonin rus të Kurskut është fillimi i bisedimeve të drejta të paqes  

Një ndihmës i presidentit të Ukrainës thotë se qëllimi i sulmit të saj në rajonin rus të Kurskut është që Moska të fillojë bisedime të drejta paqeje për t'i dhënë fund luftës.

Myhailo Podolyak thotë se Ukraina nuk ka interes të pushtojë territorin e marrë në inkursionin e saj ndërkufitar 11-ditor. Ushtria ukrainase pretendon se po vazhdon përparimin në rajonin rus, dhe madje se ka ngritur një zyrë ushtarake brenda Rusisë, e cila do të "plotësojë nevojat imediate" të popullsisë në zonë.

Ukraina u ka kërkuar banorëve që të evakuojnë qytetin e Pokrovsk në rajonin e Donetskut. Forcat ruse thuhet se po i afrohen periferisë pas luftimeve intensive ditët e fundit.

Ndërkaq, një kanal pro-Kremlinit në Telegam ka raportuar se një urë mbi lumin Seym në Glushkovo, në rajonin e Kursk, është shembur, duke treguar imazhe të urës dhe duke cituar një këshilltar të guvernatorit në detyrë të rajonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy