Berisha: Sorosi të shpallet non grata, Vlahutin tentoi të destabilizonte vendin

Berisha: Sorosi të shpallet non grata, Vlahutin tentoi të destabilizonte vendin

Ish-kryeministri Berisha i vijoi sot akuzat ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama, nga çadra ku demokratët po mbajnë fjalime njëkohësisht me seancën e Kuvendit. Berisha tha se ndryshimet në qeveri fshehin pas tyre presione dhe shantazhe brenda të majtës.

“Hoqe 6 ministra po kur të nxorën videon e Eksobarit duke bërë orgji në hotelin e tij u tërhoqe. Nuk shkarkon dot ti Lindita Nikollën që me pamjen e saj ëngjellore fsheh vjedhjen e fëmijëve shqiptarë për të ndërtuar vilën 1 milion euro. Nuk mund të akuzosh ti madamë striptizën, që ka qenë valltare striptize në Greqi”, tha ai.

Duke u ndalur në reformën në drejtësi, Berisha tha se maxhoranca synon ta bëjë atë në mënyrë që të ketë mundësi ta kontrollojë vetë dhe akuzoi ambasadoren e BE-së, Vlahutin, se është vënë në shërbim të këtij synimi.  

“E vërteta vonon por del. Në vitin 2014, presidenti Nishani thirri të gjitha forcat politike për reformën në drejtësi. Presidenti i thirri për ti inkurajuar. Menjëherë reformën e mori Rama në dorë, përjashtoi opozitën. Në krah të Edi Ramës për panevojshmëri për opozitën u rreshtuan edhe guvernatorja dhe më pak ambasadori Lu. Vlahutin me deklaratat e saj më detyroi t’i përgjigjesha se do të çonte vendin drejt destabilizimit. E bënë draftin me specialistë të paguar nga Soros. E dërguan në Venecia pa ne. Në 16 nene projekti i jepte në dorë Ramës drejtësinë”, tha ai.

Berisha tha në fund se Xhorxh Soros duhet të shpallet non grata në Shqipëri.

“I bëj thirrje Departamentit të Shtetit të ndalë do veprim të kësaj monstre që favorizon bandat dhe korrupsionin. Një njeri si ai meriton të jetë non grata kudo”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy