Vjosa Osmani për zgjedhjet: Votuesin e LDK-së e përfaqësoj unë

Vjosa Osmani për zgjedhjet: Votuesin e LDK-së e përfaqësoj unë

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka kundërshtuar bashkëpunimin me ish-partinë e saj, LDK-në.

Osmani është shprehur se votuesit e LDK-së i përfaqëson ajo dhe jo lidershipi aktual që fshihet nën logon e kësaj partie.

 “Nuk do të bashkëpunojë me parti që kanë kontribuar për kapjen e shtetit dhe që kanë ndihmuar të qëndrojnë në pushtet kapësit e shteti”, ka deklaruar Osmani.

Ndër të tjera, ajo ka paralajmëruar se do të shkojë në zgjedhje me një listë të re kandidatësh.

Osmani, njësoj sikurse Vetëvendosja, ka këmbëngulur se zgjedhjet qendrore janë zgjidhja e të gjitha problemeve politike, dhe se vetëm në këtë mënyrë mund të zgjidhet edhe çështa e Presidentit.

 “Unë mendoj që Kosova përmes zgjedhjeve do ketë më shumë demokraci, më shumë legjitimitet. Ai duhet të sigurohet përmes zgjedhjeve, do t’i jepte vendit tonë një mundësi më të gjerë zgjidhje. Një qeveri shumë më e fuqishme në numra dhe nuk do ballafaqohej me sfida të votimit të ligjeve, si dhe një president që ka legjitimitet më popullor dhe ka karakter më unifikues”, ka thënë ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy