“Gjykata Speciale” shtyhet për në janar, Vulin: Nëse Kosova e shkrin, ndërpresim bisedimet

“Gjykata Speciale” shtyhet për në janar, Vulin: Nëse Kosova e shkrin, ndërpresim bisedimet

Çështja e Gjykatës Speciale duket se është shtyrë për në janar. Nisma e një grupi deputetësh në Kuvendin e Kosovës për të rrëzuar Ligjin për Gjykatën Speciale mund të diskutohet në ditët e para të vitit të ardhshëm, kur të rifillojnë seancat parlamentare.

Ndërkohë, ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka kërcënuar se nëse Kosova zhbën Gjykatën Speciale, gjykatë e cila ende s’ka filluar punën dhe nuk ka lëshuar ende asnjë aktakuzë, atëherë Beogradi nuk ka çfarë të kërkojë në dialogun me Prishtinën.

“Ende s’e kemi asociacionin e komunave serbe, dhe s’ka arsyetim për këtë, e tani, nëse nuk lejohet formimi as i gjykatës për krime lufte ndaj serbëve, për pjesëtarët e UÇK-së, atëherë s’kemi për çfarë të bisedojmë”, citohet Vulin nga Koha.net.

Ai ka shtuar se qeveria e Serbisë nuk është mbledhur ende për këtë çështje, por sapo kjo të ndodhë, ai do të paraqesë qëndrimin e tij, që ka të bëjë me ndërprerjen e bisedimeve.

“Unë do të paraqes një qëndrim të këtillë: ndërprerjen e bisedimeve nëse nuk janë në gjendje të zbatojnë as atë detyrim të vogël civilizues”, ka shtuar ai.

Vulin akuzoi Kosovën se do të shkrijë Gjykatën Speciale, në mënyrë që të mos vijë më kurrë rasti që ata të gjykohen për krimet ndaj serbëve”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy