
Pas ndarjes që shkaktoi Covid për mëse një vit e gjysmë, edhe vaksina po shkakton ndarje të reja. Jennifer Aniston thotë se ka shkëputur kontaktet me shoqet e saj që nuk kanë pranuar të vaksinohen.
Në fillim të kësaj jave, aktorja e Friends tha se ajo kishte "humbur disa njerëz nga rutina e saj javore", të cilët kanë vendosur të mos vaksinohen.
Vetë Aniston është vaksinuar, megjithatë ia ka frikën variantit të ri.
"Sepse nëse e ke variantin, prapë mund të ma ngjisësh. Mund të sëmurem paksa, por nuk do të pranohem në spital dhe ose do të vdes. Por unë mund t'ia kaloj dikujt tjetër që nuk ka vaksinë dhe shëndeti i të cilit është komprometuar (ose ka një sëmundje të mëparshme ekzistuese) - dhe për këtë arsye unë do t'i vë jetën në rrezik."
Të ashtuquajturit antiVAX kanë organizuar protesta në vende të ndryshme të botës. Ndërkohë, karta e shëndetit si kusht për t’u bërë pjesë e një sërë eventesh publike po kundërshtohet në shumë vende.



