Pediatrja Brati: Luhatja e temperaturave, ndikues i madh në shtimin e virozave te fëmijët

Pediatrja Brati: Luhatja e temperaturave, ndikues i madh në shtimin e virozave te fëmijët

Stinë e virozëve e cilëson mjekja pediatre Sonila Vrati, shtimin e rasteve te fëmijët e prekur.

Në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ajo veçon si ndër arsyet e shtimit të këtyre virozave, luhatjet e temperaturave në këtë periudhë.

Në shtator-tetor, kemi qenë realisht të ngarkuar nga virozët të fëmijët,

Luhatja e temperaturave ka qenë ndër arsyet kryesore që kanë sjelle shtim të virozëve se shohim çdo ditë që vijnë fëmijë që ë kanë rikthyer virozën dy tre herë , e kanë marrë një herë në shtator dhe u është rikthyer sërish.

Pediatrja Brati, sjell në vëmendje tipologjinë dhe shenjat e virozës, që këtë përhidhe karakterizohen edhe me temperatura agresive deri në 40 gradë.

Ka qenë një virozë agresive, dhe këtë javë kemi parë fëmijë që kanë shkuar me temperaturë 39-40 edhe pa asnjë lloj shkaku, pra, pa kollë, pa dhimbje fyti, pa rrufë, pa ato shenjat tipike dhe klasike te virozës. Nuk janë më ato virozit klasike, duket si një situatë bakteriale shumë të komplikuara për 24 orë dhe ti vetë nuk e kupton se si fëmija ndryshon nga momenti në moment.

Ato që predominojnë këto ditë janë infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore, bajamet e qelbëzuar, kemi laringjite, kolla e thatë dhe ndonjëherë e zgjon fëmijët nga gjumi se shkon deri në vështirësi në frymarrje. Këto ditë po hasim edhe në infeksione të rrugëve të poshtme respiratorë, pra bronkite deri në forma të bronkopneumoni. T

ani shohim fëmijët që bëjnë 24 orë deri në 48 orë diarre, të vjella e  temperatura dhe pastaj stopon.

Grupmoshat më të prekura janë fëmijët e qerdhes dhe të kopshteve, kryesisht nga mosha 10 muaj e tutje. Duhet lënë ën shtëpi të mbarojnë kurën në 2-3 ditët e para.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy