Energjia e rinovueshme/ Çekrezi: Nëse Shqipëria zgjeron kapacitetet, mund të ndërtohet një park i madh fotovoltaik dhe për vendet e rajonit (VIDEO)

Energjia e rinovueshme/ Çekrezi: Nëse Shqipëria zgjeron kapacitetet, mund të ndërtohet një park i madh fotovoltaik dhe për vendet e rajonit (VIDEO)

Energjia e rinovueshme duhet që do të jetë një domosdoshmëri në të ardhmen në vend.

Nëse projektet e tilla, pra investimet do të thellohen, duket që Shqipëria do të mund të normalizoje situatën energjetike në vend.

Lidhur me këtë eksperti i energjisë Anduel Çekrezi tha për “MCN live”, se energjia e rinovueshme duhet te jetë një nga bazat e strategjive në vend dhe se duhet të krijohen liberalizim të politikave afatgjate të diversifikimit të prodhimit te energjisë elektrike jo vetëm hidro por edhe të fotovoltaikëve.

Nëse Shqipëria do të ketë një lloj liberalizmi të politikave të qëndrueshme, afatgjata, të diversifikimit të prodhimit të energjisë elektrike pra jo më tradicionalisht të hidro, por edhe nga fotovoltaikët, por edhe nga era, mund të them me bindje që në harkun e 3-4 viteve mund te ktheheshim në një eksportues neto të energjisë elektrike sepse ne nuk e  kemi të madh raportin, deficitin.

Pra jemi mesatarisht 25-30% të nevojës vendase dhe nëse do të ketë një liberalizim si ne aspektin e politikave  që shteti ndërmerr që tu lejoj mundësinë shumë investitorëve privat të jenë më të aftë dhe të shoqërohet edhe me kapacitete të lidhjes dhe të transmetimit të energjisë.

Çekrezi thotë se teksa fotovoltaikët janë kryesisht privat në Shqipëri, duhet të gjende mënyra që shteti të impenjoj kapitalet dhe ti ndihmoj privatët të instalojnë centrale të tjera zgjeruese.

Energjitë e renovueshme dihet që nuk kane kosto margjinale, kosto të lëndës së parë, që d.m.th. që në një moment që ti investon në këtë teknologji, atëherë nuk ke më kosto për blerje të lëndës  së parë siç janë termocentralet.

Nëse do ketë një kosto të gjitha investimet që janë bërë sot në fotovoltaik janë privat, ata që kanë marrë një risk dhe kanë investuar që pastaj shitet në treg me forma të ndryshme,. Në ketë kontest nuk i duhet shtetit që të impenjoj kapitalet por mjafton ta inçentivoj, në forma të ndryshme dhe ti japi mundësi privatëve të instalojnë këto centrale, qoftë të erës, qoftë të diellit, për ta zgjedhur më tej këtë lloj tregu.

Çekrezi thotë se kërkesat për investitor janë të shumta dhe se teksa vendi ka fatin të ketë energji të renovueshme, mund të zgjeroj tregun e energjisë dhe të ndërtohet një Park i madh fotovoltaik edhe për vendet e rajonit. 

Kërkesat për investitor janë të shumtat, tani edhe rajoni ka nevojë për energji elektrike, sidomos ne qe jemi totalisht me energji të renovuehsme, jemi i vetmi vend pas Norvegjisë, që prodhojmë energjisë elektrike 100% nga burimet hidro, te renovueshme, ndërkohë që rajoni është totalisht e kundërta, asnjë vend, qoftë MV, qoftë, Serbia, qoftë Kosova,  nuk e ka këtë lloj prodhimi nga burimet e rinovueshme, dhe këto vende do duhej që ta zëvendësoj këtë mënyre klasike, ndërkohë që ne e kemi të trashëguar për fat, dhe kështu që ne mund ta fitojmë edhe garën, duke i zgjeruar kapacitet tona dhe duk i kthyer këto vende të rajonit në thithës të mirë të kësaj energjie.

Një nga idetë që u hodh dje nga Rama, është shumë thjesht p.sh. të integrojmë një treg rajonal të energjisë eklektike dhe kjo do të sillte patjetër përfitime për të gjitha vendet, sepse duke e ndarë në tregje te vogla.

Dhe nëse ne e zgjerojmë tregun e energjisë, nga ana tjetër Shqipëria mund të jetë promotor, sepse kemi më shumë orë me diell, dhe patjetër këtu mund të ndërtohet një park aq i madh fotovoltaik, që mund ti shërbej edhe këtyre vendeve të kenë një lloj bashkëpunimi edhe në këtë fushë. Pra, ne jemi shumë përpara vendete të tjera në këtë drejtim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy