Mjekësia i quan ata “super të moshuarit”. Kjo për shkak të aftësisë së trurit të tyre për të qëndruar i ri pavarësisht viteve që kalojnë.
Personat në moshë të thyer që i përkasin këtij grupi e humbasin volumin cerebral dyfish më ngadalë se të tjerët.
Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Universiteti Northwestern në Çikago dhe i publikuar në revistën “Nature”.
Sipas studimit, kjo kategori njerëzish janë të rrallë, pasi në moshë të thyer kanë trurin e një 25-vjeçari.
Mjekësia nuk ka gjetur ende një shpjegim për këtë “rini të përjetshme”.
Por studimet më të thelluara shihen si një mundësi për të ndihmuar në gjetjen e një mënyre për ngadalësimin e humbjes së masës së materies cerebrale, që ndikon direkt në plakjen e trurit.



