Anisa Musta nëna e një djali 8 vjeç e ftuar në MCN Informacion ka treguar eksperiencën e saj me të birin të cilin në muajt e parë të jetës së tij e ka lënë shumë kohë para ekranet veçanërisht për të konsumuar dhe vaktet e ushqimit.
Ajo tregon se vuri re se kjo solli pasoja tek i biri i cili nuk mund të fliste asnjë fjalë në shqip, por vetëm në anglisht dhe atëherë nisi të shqetësohej duke vendosur dhe një kufizim dhe kontroll të kohës së të birit mbi ekran.
Nuk kam munduar ta heq plotësisht djalin nga tv apo telefoni dhe në momentet që ai ushqehej dhe tani që është 8 vjeç ushqimin e ha duke vendosur ipad e tij para dhe kjo gjë ka ardhur si pasojë që e ka bërë qëkur ishte i vogël. Kur ai ishte 2-3 vjeç problemi ishte se nga ato që shihte ne telefon fliste gjithmonë anglisht dhe kur e dërgova në çerdhe ai kishte vështirësi sepse çdo objekt e emërtonte në anglisht dhe jo shqip.
Fillova të vendos një rregull që kur hante të mos përdorte asnjë telefon apo ipad dhe ato që mësonte në kopësht ja përsërisja në shtëpi, por sërish mendoj se sot teknologjia është pothuajse e pashmangshme.
Normalisht duhet të mundohemi që ti vendosim një kontroll, sepse sot interneti është i mbushur me shumë gjëra që nuk janë të përshtatshme. fillova të zgjedh lojëra edukative që e ndihmonin me numrat dhe shkronjat duke e kufizuar lirshmërinë e tij në telefon.
Sa i përket të folurit, fillova të shqetësuese kur shihja që fëmijët përreth tij në të njëjtën moshë flisnin ndonjë fjalë dhe djali im nuk thoshte as fjalën e parë dhe pse ai ishte vetëm 8 muajsh dhe kjo më vendosi përpara një presioni, por më pas ishte ishte çerdhja që e ndihmoi më shumë për të folur. Fëmijët që shkojnë në çerdhe dhe kopsht janë më social.



