Studiuesit kanë zbuluar se në organizmin e njeriut ekziston një “aleat” i tumoreve. Është fjala për një protein të quajtur Mical2, e cila nxit avancimin e metastazës. Zbulimi është bërë nga studiuesit italianë. Kjo molekulë ndikon te qelizat kancerogjene, duke i bërë ato të shtohen me shpejtësi.
Ky zbulim mund t’i ndihmojë studiuesit të formulojnë terapi të reja që kanë si qëllim shkatërrimin e kësaj proteine dhe kufizimin e përhapjes së kancerit në trup.
Në këtë pikë, në ndihmë mund të vijë inxhinieria gjenetike, e cila duke e eliminuar këtë protein, do t’I bënte qelizat tumorale më të dobëta dhe rrjedhimisht me aftësi të reduktuar për t’u shtuar.
Studimi ka zbuluar se kjo protein vepron fuqimisht sidomos në rastet e tumorit në stomak apo në veshka.



