
Së fundmi qeveria ka nisur inicimin e disa skemave nxitëse dhe paketat e ndihmës për prodhuesit.
Arben Shkodra, nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptare, në një komunikim për edicionin e lajmeve në MCN tv, është i mendimit se teksa fermerët nuk po tregojnë shumë interes mbi skemën për financimin e sipërfaqeve me grurë, nismat e qeverisë nuk janë të plota.
Ai mendon se këto skema duhet të vijnë për prodhuesit si paketë e plotë për sa përket procesimit, përpunimit, kultivimit dhe prodhimit të produkteve.
Sot duhet te kemi një paketë të plotë, të konsoliduar, të diskutuar me neve sa i përket nxitjes së prodhimit, dhe nuk flasim këtu vetëm për kultivimin.
Sa i përket skemave të nxitjes së prodhimit nga Ministria, është një skemë që duhet që të përfshihen të gjithë aktorët, duhet të jetë më e komunikuar, më e nxitur, por ajo që është me e rëndësishme është që nuk është vetë kultivimi, sesa është edhe procesimi, më pas kultivimi/ a kemi sot një paketë nxitëse? Mund të them se sot nuk kemi, sa i përket procesimit, përpunimit dhe kultivimit dhe prodhimit të produkteve jo vetëm ushqimore por edhe atyre industriale.
Porse a zgjidhet kjo krizë me paketa e ndihmës vetëm për kategoritë në nevojë.
Shkodra, numëron faktet dhe kërkesat qeverisë lidhur me konkurueshmërinë në treg e që kanë të bëjnë me heqje taksash dhe tarifash për mbijetesë të prodhuesve dhe fermerëve.
Duhet ti ndajmë prodhuesit nuk janë vetëm fermerët, fermerët janë kultivuesit.
E para kemi nevojë për dialog, që njerëzit të flasin dhe të kuptohemi, së dyti padyshim që ka nevojë jo vetëm për masa financiare por për lehtësime. Nganjëherë lehtësimet vlejnë më shumë sesa subvencioni financiar, siç janë të lehtësojmë nga disa proceduara të tepërta, ta lehtësojmë nga disa procese të cilat nuk kanë pse kryhen.
Ka një liste të madhe s ai përket uljes së barrierave jo tarifore, kemi parë që ka inspektime te vazhdueshme të kota, e të tepërta, nuk duhet ta rëndojmë sipërmarrjen me inspektime të tepërta. Nga ana tjetër duhet ta monitorojmë sipërmarrjen që mos të kalojë në spekulim. Kemi nevojë që të përballim vet krizën e energjisë elektrike, duke u kthyer në vetprodhues të energjisë elektrike.
Ka pafundësisht taksa e tarifa të cilat kanë nevojë që të ngrijnë ne këtë moment, p.sh. taksa e karbonit, atëherë ka shumë mundësi qeveria të ngrijë për një periudhë të caktuar gjashtë mujore taksa e tarifa të cilat janë të tepërta dhe e lehtësojnë barrën për prodhuesin, kultivuesin e me radhë.



