Raporti i OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet: Problem përdorimi i administratës dhe raportimet për shit-blerje vote

Raporti i OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet: Problem përdorimi i administratës dhe raportimet për shit-blerje vote

OSBE-ODIHR ka publikuar raportin e tij përfundimtar lidhur me vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 11 maj në Shqipëri. 

 

Në raport vihet në dukje se zgjedhjet u zhvilluan në një klimë të polarizuar partiake dhe kandidatët nuk patën një terren të barabartë. Raporti thekson si problematikë përdorimin e administratës publike në fushatë, si dhe raportimet për shit-blerje vote dhe presion mbi votuesit. 

 

Pati pretendime për presion ndaj nëpunësve të administratës publike, raste intimidimi të mbështetësve të opozitës, si dhe përdorim të rrjeteve të patronazhimit, çka bie ndesh me standardet ndërkombëtare. Çështje të tjera shqetësuese përfshijnë raportimet për shit-blerje votash, tentativat për të ndikuar pa të drejtë tek zgjedhësit e marxhinalizuar, si dhe pretendime për ndikim të elementëve kriminalë në disa parti politike”. 

 

Ligji zgjedhor dhe interpretimi i ngushtë i tij nga autoritetet nuk kanë qenë të mjaftueshëm për të parandaluar praktikat abuzive, thuhet në raport. OSBE-ODIHR ka bërë disa rekomandime, mes të cilave reformimin e kuadrit të Ligjit Zgjedhor, në mënyrë që ai të jetë sa më gjithëpërfshirës. 

 

Po ashtu thuhet se “duhet të merret në konsideratë depolitizimi i procedurës së emërimit të administratës zgjedhore në nivelet më të ulëta”, si dhe të kufizohen zëvendësimet arbitrare dhe në minutën e fundit të anëtarëve të komisioneve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy