
Avokati Rezart Kthupi deklaroi në studion e MCN Live se nuk ka asnjë fakt që të vërtetojë mbledhjen e Këshillit Kombëtar ditën e djeshme, pasi gjithçka mbetet në kuadër të një deklarate të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Kthupi tha se qëllimi ishte për të penguar zgjedhjet për kryetarin e PD-së, por procesi do të vijojë dhe kryetari do të zgjidhet nesër. "Dje ka pasur vetëm disa komunikime publike që thuhet u mblodh. Nuk ka provë që është realizuar mbledhja. Kemi një deklaratë të Bardhit që pretendon se ka mbledhur 225 vetë online. Nuk kemi fakt që e provon këtë gjë, kemi një pretendim që ka ndodhur dhe kemi një pretendim që pasi ka ndodhur kjo gjëja që pretendohet që ka ndodhur një tjetër këta njerëz online kanë marrë vendime, sa kohë nuk provohet që ka ndodhur mbledhja nuk mund të hyjmë në logjikën që janë marrë vendimet. Kjo mbledhje duhet të provohet, nuk ka asnjë dokument kemi vetëm një deklaratë dhe ato nuk janë fakte. Qëllimi ishte për të penguar zgjedhjet për kryetarin e PD-së. Nëse do ishte çështje vakance do ishte zgjidhur që në momentin që Alibeaj dha dorëheqjen. Alibeaj dha dorëheqjen në 17 maj, nga 17 maji në 27 korrik janë 2 mua e 10 ditë. Kishte mundësi Bardhi ta bënte. Qëllimi i mbledhjes së pretenduar të Këshillit Kombëtar ‘dixhital” të pengohet zgjedhja e kryetarit të PD. Po tentohet që PD të mbetet pa kryetar dhe për një periudhë tjetër më të gjatë. Pretendimi që kanë është që kjo parti të fillojë një organizim që të zgjasë në kohë ndërkohë që vullneti i 25 mijë anëtarë është që zgjedhjet për kryetarin duhet të bëhen tani. Procesi i zgjedhjes së kryetarit të PD do vijojë do përfundojë dhe kryetari i PD-së do zgjidhet nesër. Ata mund të mos njohin, dhe do shohim kush e provon në mënyrë gjyqësore. Që nga data 30 korrik kur do bëhet certifikimi do bëhet regjistrimi, qëllimi është që PD të riorganizohet. Nuk do presim më dhe 10 muaj të tjerë. Do ta fillojmë me 30 korrik".



