Goditi me thikë gruan/ Pula: Shkak xhelozia, 52 vjeçari sapo kishte dalë nga burgu për vrasje (VIDEO)

Goditi me thikë gruan/ Pula: Shkak xhelozia, 52 vjeçari sapo kishte dalë nga burgu për vrasje (VIDEO)

Detaje të tjera bëhen të ditura nga ngjarja e ndodhur në orët e para të së enjtes në Tiranë, ku 52 vjeçari Jakup Shahu goditi me thikë në qafë dhe trup bashkëshorten e tij.

Gazetari Besmir Pula raporton për MCN Live se shkak i kësaj ngjarjeje është bërë xhelozia. 52 vjeçari rezulton një person me precedent penal sapo kishte dalë nga burgu ku ka qenë i dënuar për vrasje.

Kanë qenë fqinjët që kanë dëgjuar të bërtiturat dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Ndodhem në katin e 5 të një pallati në Kinostudio, ku bashkëshorti ka plagosur në pjesë të ndryshme të trupit bashkëshorten e tij. Në vendin e ngjarjes ku ndodhem ka ende njolla gjaku, ndërkohë policia ka arrestuar menjëherë autorin pasi kanë qenë fqinjët ata që e kanë lajmëruar policinë pas zhurmave nga zënkat e dëgjuara nga banesa e çiftit.

Gruaja ka marrë plagë të shumta në trup, qafë, ndërsa kam mësuar se vetëm 4 muaj më parë ai ka qenë i ndaluar për dhunë në familje, por është mbajtur vetëm pak ditë dhe pastaj është lënë i lirë. Përveç dhunës në familje ka qenë i dënuar dhe për vrasje. Deri tani dyshohet paraprakisht se arsyeja ka qenë xhelozia dhe më pas debati ka agravuar deri në përdorimin e thikës.

Nga referimet mësohet se 52 vjeçari është shprehur për arsye xhelozie por ka qenë i rezervuar për të dhënë detaje të mëtejshme. Aktualisht gruaja ndodhet në spital ku po merr ndihmën mjekësore, por ende nuk konfirmohet nëse ka kaluar rrezikun për jetën. 

Nga informacionet që kemi çifti ka qenë në banesë dhe kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar policinë. Jemi munduar të komunikojmë dhe me fqinjët e çiftit por asnjë nuk është prononcuar për të folur se si ka ndodhur ngjarja, por ka qenë pikërisht ata që kanë lajmëruar policinë të cilët kanë bërë të mundur dhe arrestimin e autorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy