Sejamini: Zgjedhjet kanë rëndësi për imazhin që do krijojë PD-ja! Forumi Rinor është pikë negative e Këlliçit

Sejamini: Zgjedhjet kanë rëndësi për imazhin që do krijojë PD-ja! Forumi Rinor është pikë negative e Këlliçit

Gazetari Neritan Sejamini deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN Tv se PD duhet të kuptojë se nga këto zgjedhje varet imazhi dhe fati i partisë.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Sejamini tha se e vetmja mundësi që opozita të fitojë Tiranën është duke fituar votat e elektoratit gri dhe kjo bëhet me një kandidat qytetar larg kundërshtarit që fyen dhe bërtet.

Më tej, Sejamini tha se Këlliçi do të shihet nga anëtarët e PD si personi që do të jetë pasardhësi i Berishës.

PD duhet të kuptojë që varet imazhi dhe fati i PD, problemi kryesor që kam unë me argumente që jepen, keqkuptohet se çfarë është një garë elektorale, se kush do e fyejë më shumë Veliajn. Gara është për të përfituar simpatinë e qytetarëve dhe për të fituar votën e atyre që s’janë votues të PD-së, i vetmi shans është që të merret vota gri dhe për të marrë këtë votë është kush është ai qytetarë që elektorati gri do e bëjë për vete . Ata duan një kandidat më qytetar, larg atij që bërtet. PD  ka pasur kandidaturat më pak konfliktuale në zgjedhjet për bashkinë e Tiranës. Problemi i Këlliçit është nëse në PD ka një garë për pasardhësin  Berishës dhe PD do përdoret për këtë garë. Alimehmeti është më për bashkues pasi nuk i zë vendin askujt, nëse Kçlliçi do shihet si personi që do të zëri vendin e Berishës. E mira do të ishte politik është dhe Alimehmeti, nuk ka njeri që s’është politik. Në Tiranë duhet një person që është në gjendje të kritikojë Berishën, qeverisjen e PD-së. Problemi i Forumit Rinor është më shumë pikë negative e Këlliçit.

 Këto zgjedhje kanë rëndësi pasi do krijojnë imazhin si do të jetë PD. PD që të ketë shanse për 2025 duhet të krijojë idenë e ndryshimit. Alimehmeti po bën fushatë partiake, njerëzit presin diçka ndryshe. Pse Alimehemeti nuk ka artikuluar diçka ndryshe për mua është e paqartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy