72 të vdekur nga përmbytjet, Spanja shpall tre ditë zi kombëtare

72 të vdekur nga përmbytjet, Spanja shpall tre ditë zi kombëtare

Qeveria spanjolle shpalli të mërkurën një zi kombëtare treditore pas përmbytjeve që shkaktuan më shumë se 72 të vdekur në Spanjën juglindore, kryesisht në Valencia.

Këto tre ditë zie do të fillojnë të enjten, më 31 tetor dhe do të zgjasin deri të shtunën, më 2 nëntor, tha për mediat Angle Victor Torres, Ministri i Politikës Territoriale, i cili shtoi se kryeministri Pedro Sanchez do të shkojë të enjten në zonën e prekur nga përmbytjet.

Operacionet e shpëtimit vazhdojnë në Spanjën jugore dhe lindore, por janë penguar nga linjat e rrëzuara të energjisë që ndërprenë furnizimin me energji elektrike, si dhe rrjetet telefonike dhe rrugët e shembura që mbeten të pakalueshme.

Meteorologët thanë se shiu i një viti ra brenda tetë orëve në pjesë të Valencias të martën, duke shkaktuar bllokime në autostrada dhe përmbytje të tokës bujqësore në një rajon që prodhon dy të tretat e frutave agrume të rritura në Spanjë, një nga eksportuesit kryesor global.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy