Hungaria largon nga vendi universitetin e themeluar nga Xhorxh Soros

Hungaria largon nga vendi universitetin e themeluar nga Xhorxh Soros

Universiteti i Evropës Qendrore me bazë në Budapest, njoftoi të hënën se do t’i transferojë të gjitha programet e akredituara amerikane në Vjenë për shkak të një ligji që e pengon atë të pranojë studentë të rinj.

"U detyruam të largohemi", tha presidenti i universitetit, Michael Ignatieff, në një deklaratë. "Është e pashembullt. Një institucion amerikan është larguar nga një vend që është aleat i NATO-s. Një institucion evropian është nxjerrë me detyrim nga një shtet anëtar i BE-së”, shtoi ai.

Njoftimi vjen pas muajsh përpjekjesh nga qeveria e SHBA dhe BE për të ushtruar presion mbi qeverinë hungareze që të nënshkruajë një marrëveshje që do të lejonte universitetin, i cili i jep diploma amerikane dhe hungareze, të vijojë aktivitetin në Hungari. Por qeveria e kryeministrit Viktor Orban ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje, me argumentin se, sipas një ligji të miratuar në vitin 2017, universiteti nuk do të pranojë studentë të rinj në programet e tij të akredituara nga SHBA duke filluar nga 1 janari.

Kritikët e shohin largimin e Universitetit të Europës Qendrore si pjesë e goditjes së Orbanit ndaj institucioneve të pavarura dhe përpjekjeve për të shtuar kontrollin mbi jetën akademike në vend, si dhe një pjesë të fushatës së tij publike kundër themeluesit të universitetit, George Soros.

Në një protestë të shtunën pasdite përpara parlamentit të Hungarisë, studentët dhe simpatizantët ishin ë dorëzuar para faktit se universiteti do të mbyllet. Ata ngrenë shqetësimin e asaj që e shohin si sulm në rritje ndaj institucioneve të tjera, duke përfshirë universitetet, shkollat ​​e mesme dhe Akademinë e Shkencave të vendit.

"Kjo nuk prek vetëm universitetin në fjalë, por edhe për universitetet e tjera dhe gjithë jetën tonë", tha një protestues i moshuar hungarez, duke shtuar se "nëse gjërat vazhdojnë siç është, atëherë nuk ka shpresë për edukimin hungarez”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy