Mërtiri: Forca e vetme e Ramës, është dobësia e opozitës. Ka fat se nuk ka kush e zëvendëson!

Mërtiri: Forca e vetme e Ramës, është dobësia e opozitës. Ka fat se nuk ka kush e zëvendëson!

Sociologu dhe analisti Ergys Mërtiri teksa foli për faktin nëse PS ka ndezur motorët për përgatitje për zgjedhjet 2025, tha se Edi Rama ka qeverisjen më të keqe në 33 vite pluralizëm.;

Mërtiri tha në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se Rama po qëndron në pushtet, për shkak të dobësisë së opozitës. 

Besoj se forca e vetme që ka Edi Rama është dobësia e opozitës. Rama ka qeverisjen më të keqe që ka patur një vend në 33 vite.

Kjo qeverisje është lehtësisht e rrëzueshme, por në kushtet ku jemi, Rama ka fat sepse nuk ka kush e zëvendëson.

Duke qenë se njerëzit e vetë nuk janë rehat me njëri tjetrin, ka konflikte të brendshme në PS, diçka vlon atje dhe kërkon të krijojë idenë se jemi në fushatë dhe fushata si “gjendje lufte”, kur hyn në fushatë je në betejë dhe aty lihen mënjanë problemet e brendshme dhe merresh me armikun. Ideja e armikut i bën palët të prodhojnë solidaritet. Kush konsumon konflikt të brendshëm, quhet tradhtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy