Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi me 7 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim rezultatin përfundimtar të zgjedhjve të 25 qershorit. Në zgjedhjet e 25 qershorit Partia Socialise rezultoi fituese duke siguruar 74 mandate deputetësh, PD 43, LSI 19, PDIU 3 mandate dhe PSD 1 mandat. Zëdhënësja Drilona Hoxha e cilësoi procesin zgjedhor kompleks për shkak të rrethanave politike.



