“Lëvizja Bashkë”/ Qori: Do kërkojmë mbështetje jo vota. S’e shohim politikën si qepen e vitrinë për të shitur!

“Lëvizja Bashkë”/ Qori: Do kërkojmë mbështetje jo vota. S’e shohim politikën si qepen e vitrinë për të shitur!

Kreu i partisë “Lëvizja Bashkë” Arlind Qori tha se forca politike që ai drejton nuk e ka problem dështimin elektoral, pasi beson që politika nuk është vetëm në zgjedhje, por në terren.

Qori tha se do të zgjidhte të kishte 5 për qind të mbështetësve aktivë se sa të kishte 50 për qind të votave.

Edhe ai që voton Ramën, edhe ai që voton Berishën e dinë që janë të korruptuar. Ne mund t’u themi diçka racionale, ja ku e ke një parti që synon të nxisë angazhimin dhe pjesëmarrjen tende. Nuk besoj se njerëzit japin mbështetje sa për të larë gojën. Nëse mua më thotë je në një rrugë të drejtë, ai e di që nuk do fitojë para dhe vend pune prej meje. Ne nuk e kemi problem të dështojmë, sepse për ne politika nuk është vetëm zgjedhje, elektoralizëm. Ne e shohim politikën që të ndihmojmë punëtorët të organizohen në sindikata. Edhe sikur të dështojmë komplet elektoralisht nuk kemi dështuar, sepse jemi me punëtorët dhe studentët. Sepse politika është gjithandej.  Nuk e shohim politikën si qepen, nuk kemi dalë në vitrinë për të shitur. Por besoj s’e s’do dështojmë. Besoj që kemi potencialin dhe që Shqipëria të ketë diçka të re.

Me siguri që në zgjedhjet e 2025 do marrim pjesë. Për zgjedhjet e 2023-shit mund ta japë përgjigjen pas një muaji, sepse jemi ende në proces gjyqësor. Unë besoj se partitë aktuale s’janë alternativë. PS dhe PD përfitojnë interesat e ngushta të 5 mijë vetave njëra parti, dhe 5 mijë veta tjetra parti. Një rol të madhe luan historia, nostalgjitë e vjetra, kjo i ka shtyrë pak për inerci. Partitë janë treguar të zonja që t’i bindin që shiko ne jemi të këqinj, por pala tjetër është ujku. Ne do t’u themi nuk kërkojmë votën tuaj, por kërkojmë mbështetjen tuaj. Për ne elektoralizmi nuk është qëllim në vetvete. Ne duam të jemi më shumë se një parti tradicionale. Partitë sot janë reduktuar në grupime që lypin votat e qytetarëve. Për ne politika bëhet edhe në terren. Do zgjidhja 5 për qind mbështetësh aktiv, se sa 50 për qind të votave.  Shqipëria ka nevojë për një alternativë të re dhe një model të ri qeverisës.

Kam frikë se një mase e mbështetësve të sjell në pushtet, por s’ke mundësi të bësh gjë. Syriza fitoi çelësat e zyrave por jo të pushtetit. Mua s’më intereson zyra, por që idetë e mia t’i zbatoj. Nëse dikush do më thoshte që mund të bëhesh kryeministër për të dredhur zinxhirin, do të thoja jam më mirë pedagog aty ku jam. Idetë tona do ishin traumatike për 0,01 për qindshin. Një oligark s’do ishte i lumtur që Lëvizja Bashkë të ishte në pushtet. Nuk është rastësi pse nuk ftohem në prime time në emisione. Ata që kanë pushtet edhe mediatik duan të na margjinalizojnë. Ata shohin një potencial te ne që ndoshta është i vërtetë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy