Basha: Kandidatët e PD-së për deputet do i nënshtrohen Vettingut për të eliminuar çdo njollë kriminaliteti

Basha: Kandidatët e PD-së për deputet do i nënshtrohen Vettingut për të eliminuar çdo njollë kriminaliteti

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kreyesis së Partisë Demokratike, kreu opozitës Lulzim Basha u shpreh se kandidatët e PD-së për deputet do i nënshtrohen “Vettingut”, ndërsa çdo anëtar dhe qytetar duhet të jetë i qetë, pasi kandidatët do jenë të pastër si kristali. Basha tha se çdokujt do i jepet mundësia për të propozuar kandidatët e PD-së për deputet përmes faqes PD.al.

“Kandidatët e PD do i nënshtrohen Vettingut. Çdo anëtar i PD-së të jetë i qetë se kandidatët tanë janë të pastër si kristali. Të mos bëjmë asnjë gabim, kjo është një kthesë për të eliminuar çdo njollë kriminaliteti e korrupsioni nga PD. Ky dimër i ashpër padyshim do apo s’do Rama, do i lërë vendin pranverës. Një pranverë politike për shqiptarët”, tha Basha.

Kryedemokrati ka bërë një rezyme të takimit të koalicionit opozitar duke folur për memorandumin e nënshkruar, ku një nga pikat kryesore është ajo për votimin elektronik.

Ai tha se ky memorandum trajton pikërisht lirinë e votës. “Zgjedhjet e ardhshme janë zgjedhjet që pret dhe dëshiron çdo shqiptar. Sot nënshkruam një memorandum që trajton çështjen më të rëndësishme për shqiptarët, lirinë e votës. Moskriminalizimi i zgjedhjeve, aksesi mediatik i barabartë, spikat propozimi ynë për votimin elektronik”, tha Basha.

Basha deklaroi se do të jetë i pranishëm në inaugurimin e Donald Trump si president i SHBA-ve me ftesë të republikanëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy