Publikohen momentet e tmerrshme të ekzekutimit të Miss Guatemala në mes të ditës (VIDEO)

Publikohen momentet e tmerrshme të ekzekutimit të Miss Guatemala në mes të ditës (VIDEO)

Ky është momenti i tmershëm kur një ish-modeli dhe Miss Guatemala është qëlluar me pjesën e pasme të kokës në mes të ditës në qendër të qytetit.

Rosa Otilia Ramirez, 32-vjeçe, është vrarë gjatë 19 janarit në Guatemala, derisa po kthehej në shtëpi pasi e kishte dërguar të bijën në shkollë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentet e fundit të jetës së ish-modeles, e cila qëllohet nga pas me pistoletë nga një vrasës i maskuar që po e ndiqte nga pas.

Ai shihet duke e nxjerrë revolen nga brezi dhe pa u menduar dy herë i afrohet dhe e qëllon në kokë, dhe largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Derisa trupi i pajetë i Ramirez qëndronte në trotuar, ndërsa shoferët e makinave nuk ndalen për ti dhënë ndidhmë 32-vjeçares dhe të shikojnë se çfarë ka ndodhur.

Pamjet rrëqethëse janë publikuar nga mediat në Guatemalë, derisa policia u bën thirrje qytetarëve që t’i informojnë nëse kanë ndonjë informacion lidhur me vrasësin.

Policia beson se vrasësi e njihte Ramirezin, dhe ekzistojnë gjasa të mëdha që të jetë “krim i kryer nga pasioni”, edhe pse nuk kanë dhënë ndonjë emër. 

Guatemala njihet shumë mirë për situatën e rëndë të kriminalitetit, por ekzekutimi i një personazhi të njohur në mesin e ditës ka tronditur oponionin publikë vendas. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy