
Hamasi ka lëshuar një deklaratë duke thënë se ka nisur një proces të gjerë konsultimi për të zgjedhur një udhëheqës të ri politik të lëvizjes pas vrasjes së Ismail Haniyeh.
Haniyeh drejtoi byronë politike të grupit. Zëvendësuesi i tij, Saleh al-Arouri, i cili u vra në një sulm izraelit në Bejrut në janar, do të kishte qenë zëvendësuesi automatik.
Disa zyrtarë të lartë të Hamasit mund të zëvendësojnë Haniyeh sapo të mblidhet këshilli Shura i grupit, organi kryesor konsultativ.
Irani nuk mund të presë gjatë për t’iu përgjigjur sulmit që vrau udhëheqësin e Hamasit Haniyeh në Teheran, shprehet për “Al Jazeera” Ibrahim Fraihat, profesor i asociuar i zgjidhjes së konflikteve në Institutin e Dohas.
“Qeveria iraniane ka shumë në rrezik nëse nuk përgjigjet, sepse sovraniteti i saj është shkelur dhe gjithashtu sepse ajo do të përcaktojë pozicionin e saj ndaj aleatëve të saj, boshtit të rezistencës në rajon dhe nëse është e aftë dhe në gjendje të mbrojë ata në të ardhmen”, tha ai për Al Jazeera.



