"Neverland Ranch", ferma e Michael Jackson shitet për 22 milionë dollarë

"Neverland Ranch", ferma e Michael Jackson shitet për 22 milionë dollarë

Neverland Ranch, shtëpia e Michael Jackson, e ndërtuar në 2.698 hektarë tokë, është shitur për 22 milionë dollarë, më pak se një e katërta e çmimit fillestar, prej 100 milionë dollarësh.

Kjo pronë, e cila i përkiste mbretit të pop-it , që prej vitit 1987, në kulmin e famës së tij, i është shitur investitorit miliarder Ron Burkle.

“Neverland Ranch” e njohur ndryshe si ferma e Jackson-it, është cilësuar si një botë fantazie që mbreti i pop-it e ndërtoi për të joshur djemtë dhe për ti ngacmuar ata, por këto akuza u hodhën poshtë dhe Jackson doli i pafajshëm.

Kjo fermë përmbante gjithashtu një park shumë të madh, udhëtim me tren brenda kësaj hapsire dhe një kopësht zoologjik që ishte shtëpia e orangotangëve.

Neverland u hodh në treg me 100 milion dollarë në 2015. Sipas Wall Street Journal, ferma e Jackson më në fund është blerë nga Burkle, një bashkëpunëtor i dikurshëm i yllit të ndjerë të pop-it dhe bashkëthemelues i firmës së investimeve Yucaipa Companies, pasi u rishkrua për 31 milion dollarë këtë vit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy