Tiranë, 20-vjeçari i armatosur grabit farmacinë tek “Siri Kodra”

Tiranë, 20-vjeçari i armatosur grabit farmacinë tek “Siri Kodra”

Një farmaci është grabitur mbrëmjen e sotme në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet.

Mësohet se një 20-­vjeçar ka hyrë në një farmaci dhe nën kërcënimin e armës ka marrë 80 mijë lekë dhe është larguar me shpejtësi.

Mënjëherë në vendngjarje ka mbëritur policia dhe ka nisur kërkimet për kapjen e autorit. 

Sipas bluve të kryeqytetit, "më datë 10.01.2017, rreth orës 18:18, në rrugën “Siri Kodra”, tek një farmaci, ka hyrë një person i seksit mashkull, rreth 20 vjeç, i cili dyshohet të ketë qenë me armë zjarri, ku ka arritur të marrë shumën monetare prej 8.000 Lekësh. Grupi hetimor në vendin e ngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit", deklaron policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy