Inspektimi i befasishëm i forcave të armatosura bjelloruse hyn në fazën e dytë të martën në përgjigje të një stërvitjeje ushtarake të NATO-s që po ndodh në vendet anëtare të aleancës.
Kështu tha për mediat të martën ministri i Mbrojtjes i Bjellorusisë, Viktor Khrenin.
Ne kemi nisur një inspektim të forcave tona të reagimit të shpejtë i cili do të hyjë në fazën e tij të dytë ditën e sotme. Lëvizja është një përgjigje përkatëse ndaj stërvitjes Defender Europe që vendet e NATO-s po zhvillojnë që nga 1 maji.
Bjellorusia cilësohet si një nga aleatët më të ngushtë të Rusisë, qysh pas ndërhyrjes ushtarake më 24 shkurt, duke përkrahur “operacionin special ushtarak”.



