Ahmetaj: Vonesa në pagesën e tarifës për administrim, mund të shkojë me kamatë 30% të vlerës (VIDEO)

Ahmetaj: Vonesa në pagesën e tarifës për administrim, mund të shkojë me kamatë 30% të vlerës (VIDEO)

Përfaqësuesi i Tirana Administrim, Taulant Ahmetaj, duke folur për projektligjin e hedhur në konsultim nga Ministria e Pushtetit Vendor, i cili ndryshon rrënjësisht ligjin aktual për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa, ngre si problematikë se shumë nga banorët nuk i paguajnë detyrimet.

Në studion e “MCN Informacion”, ai deklaroi se asambleja që janë banorët e pallatit, mblidhen me shumicë votash, zgjidhet një kryesi që të zgjedhë administratorin ose kompaninë që vendos administratorin.

Administratori ose kujdestari ka për detyrë të kontrollojë banesën ose pallatin çdo ditë nëse çdo gjë është në rregull, që nga ashensori, pompa, lulishtja etj.

Është një kompani që bën administrimin e një bashkëpronësie.

Secili banor ka të drejtë të mbledhë asamblenë dhe më pas kryesinë, ku me shumicë votash vendoset për heqjen e administratorit.

Administratori është punonjës i kompanisë, përgjegjësia është e kompanisë.

Ne jemi të licencuar si kompani nga bashkia dhe administratorët janë gjithashtu të certifikuar dhe kanë bërë një kurs dhe bëjnë punën e administrimit.

Me ligjin aktual është 10% kamatëvonesa e detyrimit nëse brenda tre muajve nuk paguan tarifën dhe me projektligjin e ri, bëhet 30%.

Nëse kjo realizohet do jetë një gjë shumë e mirë se ne hasim problematika dhe mund të shkojmë deri në gjykatë.

Administrimi ka të bëjë me cilësinë e jetës së banorit, se ne jemi në shërbim të këtij banori. Gjithsecili nuk ka ndonjë interes që t’i prishet prona.

Por ka një 10-15% që nuk bashkëpunon. Bashkia bën kontrollet e veta. 

Në ndërtesat ku nuk ka administratorë, ndërhyn bashkia dhe vendos një çmim duke iu referuar tregut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy