Ultimatumi i Trump për Rusinë/ Milo: Asgjë s’ka për të ndodhur, kompromisi është ende i largët (VIDEO)

Ultimatumi i Trump për Rusinë/ Milo: Asgjë s’ka për të ndodhur, kompromisi është ende i largët (VIDEO)

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo tha në studion e lajmeve të MCN Tv se duket se një kompromis mes Ukrainës dhe Rusisë është ende i largët dhe se ultimatumi i Trump nuk do të ketë asnjë pasojë. 

Asgjë s’ka për të ndodhur. Këto janë matje pulsi që bëhen për të parë se çfarë reagimi do të ketë për të vazhduar më tej përpjekjet për të gjetur një kompromis që duket se është ende larg për të ndodhur. E besoj lajmin e Reuters, që është konfirmimi i deklaratave të mëparshme dhe të vazhdueshme të Putin dhe Lavrov që kanë nënvizuar se Rusia do të ulet në bisedime vetëm me disa kushte, të cilat ata i përsërisin herë pas herë dhe i kanë përcaktuar në letrën që Putin dërgoi në dhjetor të 2022 para agresionit që shpërtheu në 2023 që i kërkonte administratës Biden që të kishte një ripërcaktim të statusit të Ukrainës si vend neutral që të mos përfshihej në projektet e anëtarësimit në NATO, të reduktonte forcat ushtarake. Të njiheshin ato territore që Rusia kishte pushtuar përfshirë dhe Krimenë dhe të ridimensionohej siguria ndërkombëtare. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy