Honda dhe Nissan në bisedime për t’u bashkuar

Honda dhe Nissan në bisedime për t’u bashkuar

Prodhuesit japonezë të automjeteve, Nissan Motor Corporation dhe Honda Motor Company, kanë konfirmuar të mërkurën se janë duke diskutuar për një bashkëpunim më të ngushtë, teksa kanë mohuar raportimet se kanë vendosur të bashkohen.

Çmimi i aksioneve të Nissan-it u rrit për më shumë se 22 për qind në Tokio, pasi raportimet, që citonin burime të paidentifikuara, thanë se ai mund të bashkohet me Honda-n për të formuar grupin e tretë më të madh prodhues të automjeteve në botë, raporton AP.

Çmimi i aksioneve të Honda-s, në anën tjetër, ra për 3 për qind. Sipas raportimeve, anëtari i aleancës Nissan, Mitsubishi Motors Corporation, është, po ashtu, i përfshirë në bisedime.

Drupal Ad

Që të tre prodhuesit japonezë të automjeteve njoftuan në gusht se planifikonin të ndanin me njëri-tjetrin komponentë për automjete elektrike, si bateritë, dhe të punonin bashkërisht për programet për ngasje autonome, për t’iu përshtatur më mirë ndryshimeve dramatike në industrinë e automjeteve, të përqendruara rreth elektrifikimit.

Një marrëveshje preliminare ndërmjet Honda-s, prodhuesit të dytë më të madh në Japoni, dhe Nissan-it, të tretit, u bë e ditur në mars.

Tregtia me aksionet e Nissan-it u pezullua, por më pas u kthye pasi kompanitë lëshuan bashkërisht një komunikatë, përmes së cilës thanë se po “shqyrtojnë mundësi të ndryshme për bashkëpunim të ardhshëm, por se nuk është marrë asnjë vendim”.

Një bashkim i kompanive mund të rezultojë në një gjigant me vlerë prej rreth 55 miliardë dollarësh, bazuar në vlerën në treg të të gjithë tre prodhuesve të automjeteve.

Bashkimi i forcave do t’i ndihmonte dy kompanive të rrisnin peshën për të garuar me liderin japonez të tregut, Toyota Motor Corporation, dhe me Volksëagen AG-në e Gjermanisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy