Deputeti Socialist Artan Gaçi në tematv tha se do të vendosen rregulla të reja për tenderat me fondet publike. Shumica e tenderave në sektorë të ndryshëm prej vitesh janë fituar nga të njëjtat kompani dhe këtë fakt, deputeti socialist, Artan Gaçi e ka denoncuar edhe në kuvend. Por në një intervistë për tematv deputeti i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Gaçi ka deklaruar se duhet të ndryshojnë rregullat për tenderat me fondet publike, të cilat citohen vetëm nga një dorë njerëzish. Korrupsioni i ngritur në sistem në gjithë këta vjet, sipas Gaçit ka nevojë për një sërë reformash, për ta luftuar dhe minimizuar. Sipas tij reforma e drejtësi do të jetë shpëtimi i këtij vendi, pasi do të zhbëjë sistemin e instaluar të rryshfetit, klientelizmit dhe korupsionit. Gaçi theksoi se fajin e abuzimeve me tenderat nuk e kanë kompanitë që i fitojnë gjithnjë ato, por arbitrat, pra institucionet përjgjegjëse për to. Gaçi ndërkaq vlerësoi pozitive ecurinë e reformave të ndërmarra nga qeveria Rama, siç janë: e energjisë, e territorit, në arsim e pensioneve. Ndërsa sipas tij mbetet sfidë reforma në drejtësi.



