Rama me uniformat blu: Ndaj shpifjeve mbyllni veshët si Odiseja ndaj këngës së sirenave (VIDEO)

Rama me uniformat blu: Ndaj shpifjeve mbyllni veshët si Odiseja ndaj këngës së sirenave (VIDEO)

Gjatë një takimi me drejtues dhe efektivë të Policisë së Shtetit, në Ministrinë e Brendshme, kryeministri Rama, tha se uniformat blu nuk duhet të lejojnë aksëd t’i largojë nga objektivi më i madh: ai i të qenit në të nivelin e homologëve europianë. Rama u tha drejtuesve të policisë se akuzat dhe shpifjet e ngritura ndaj tyre nuk duhet të ushqejnë asnjë justifikim.

“Statistikat janë termometri që mat temperaturën e krimit. Por perceptimi është një termometër nëpërmjet të cilit kalon vlerësimi. Ndaj jam këtu që t’u jap mbështetjen për reflektim dhe vetëkorrigjim, në përpjekjen për të realizuar objektivin ambicioz që ne e kemi shpallur publikisht. Policia e Shtetit në fund të këtij mandati duhet të jetë në nivelin e asaj europiane. Objektivi ynë, kemi edhe 3 vjet për ta çuar shigjetën në mes, duhet të shërbejë për reflektim dhe vetëkorrigjim. Ajo çka duhet të bëjmë nuk është aspak e lehtë. Akuzat dhe shpifjet nuk duhet të lejohen të ushqejnë asnjë justifikim. Nuk duhet të lëvizin shënjestrën e punës së Policisë së Shtetit”, tha ai.

Kreu i qeverisë tha se policia është shkëputur nga ndikimi politik dhe sipas tij, më mirë se asgjë tjetër këtë e reflekton rasti i Xhisiela Malokut.

“Është arritje e madhe që Policia e Shtetit fitoi pavarësinë nga partia në pushtet. Sot politikanët nuk i fusin dot hundët në emërimet në polici. Sot Policia e Shtetit e trajton si gjithë të tjerët djalin e një deputeti të partisë në pushtet, duke i mbajtur anën vajzës që e denoncoi për dhunë, duke e referuar çështjen në prokurori pa një pa dy. Sot ai është aty ku e ka çuar drejtësia dhe jo aty ku do ta kishte lënë dje partia”, tha ai.

Duke u ndalur në denoncimin e ish-efektivit të policisë Emiliano Nuhu, në lidhje me rastin e Malokut, Rama tha se mosreagimi i duhur dhe në kohë i policisë i la vend krijimit të një mjegulle në opinion.   

“Ku ishte drejtori i SHÇBA-së, kur shpifësi e solli me shkrim shpifjen e tij. Pse iu la një shpifësi brenda Policisë së Shtetit koha e mjaftueshme për të krijuar vorbullën siç e kishte menduar, duke u larguar për të kërkuar azil. Pse iu mohua publikut shqiptar e drejta për të parë të vërtetat në kamerat e komisariatit? Në pamje del qartë se e tërë skena që ngriti gjithë atë dallgë balte mbi të gjithë ne, e përshkruar në letrën e shpifësit, është një sajesë fund e krye. U la Shqipëria të përpëlitej në fantazinë sipas të cilës deputetët futen të armatosur në komisariat dhe u vënë pushkën në ballë njerëzve. E dini atë shprehjen e famshme, kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta nuk ka veshur ende pantallonat. Një film me krim për vëllain këtu, një video me krim për djalin nesër. Krimi këtu, Taulanti po aty. Krimi, Fatmir, unë po e po. Kjo është sipas të gjitha gjasave koha që do ta jetojmë edhe për ca kohë. Nëse ne të akuzuarit direkt të audio-video-Babaleve, nuk kemi ç’t’i bëjmë tjetër veçse ta telendisim gjyqeve, Policia e Shtetit duhet të marrë të gjitha masat për të mos u prekur nga një politikë me krimin, që është aleati i krimit. Është sfidë që duhet fituar. Duhen mbyllur veshët siç i mbylli Odiseja kur kaloi detin nën këngët e sirenave”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy