
Hantavirusi, i cili së fundmi ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare pas rasteve të raportuara në anijen turistike “MV Hondius”, është identifikuar edhe më herët në Shqipëri, rreth 40 vite më parë.
Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, i ftuar në “MCN Live”, analizoi situatën dhe theksoi se nuk ka arsye për panik, duke e cilësuar situatën si të njohur nga ana epidemiologjike.
Është një virus që e njohim prej dekadash. Nuk shoh asgjë jashtë normales. Nuk është në diskutim një pandemi.
Hantavirusi transmetohet kryesisht nga brejtësit, veçanërisht minjtë, dhe lidhet me kushte të dobëta higjieno-sanitare.
Në botë janë të rralla dhe nuk ka transmetim të qëndrueshëm nga njeriu te njeriu në shumicën e varianteve të virusit.
Çdo vit në botë raportohen raste të sëmundjeve të ndryshme virale, por numrat mbeten relativisht të ulët dhe rastet e rënda janë të pakta.
Epidemiologu Alihmehmeti, gjykon se nuk ka gjasa për epidemi të tillë në Shqipëri dhe se nuk është në diskutim pandemia.
Nuk kemi arsye për alarm. Raste kemi pasur edhe në Shqipëri më herët.
Zgjidhja mbetet higjiena dhe pastërtia, pasi virusi lidhet me praninë e brejtësve, larg minjve, pastërti në ambiente.
Ndryshimet klimatike dhe ngrohja globale mund të ndikojnë në përhapjen e disa sëmundjeve, por aktualisht situata nuk paraqet rrezik të jashtëzakonshëm.
Nuk ka asgjë jashtë normales, nuk është në diskutim pandemi. Do të mbetet thjesht një lajm që do ta harrojmë shpejt.



