Haradinaj: Lëvizja e lirë u sigurua kur votuam demarkacionin

Haradinaj: Lëvizja e lirë u sigurua kur votuam demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,  thotë se lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës është siguruar që ditën kur Kuvendi ka kaluar demarkacionin.

“Lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës është siguruar qysh atë ditë kur Kuvendi ka kaluar demarkacionin. Ka shumë pyetje dhe pikëpyetje për aksionin në veri, por ne ju kemi qëndruar prapa ligjeve tona”, shprehet ai.

Në një postim në “Facebook”, Haradinaj ka komentuar edhe deportimin e shtetasve turq, një rast, që, sipas tij e ka vënë Kosovën përballë shumë sfidave.

“Deportimi i shtetasve turq e ka vënë Kosovën përballë shumë sfidave, por përcaktimi ynë është rruga euro-atlantike. Ne nuk i kthejmë fjalën Turqisë, madje kemi nevojë për partneritet në planin ndërkombëtar, por ne jemi të bindur për të drejtën tonë. Nuk mundem të bëhemi tjetër për qejf të askujt”, shkruan ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy