
Janë publikuar pamjet e arrestimit të Soni Pepës në Santo Domingo.
Pepa ishte i lidhur me një grup kriminal transnacional që vepronte në Evropë dhe Amerikën e Jugut dhe pjesë e një grupi që trafikoi një ngarkesë prej 11 tonësh kokaine, nga të cilat 600 kg u sekuestruan në Roterdam, Holandë, në nëntor 2020. Ngarkesa kishte origjinën nga Villetas, Paraguai, me destinacion Antëerp, Belgjikë. Pas arrestimit, autoritetet konfiskuan një pasaportë shqiptare, dokumente italiane, pesë telefona dhe para cash.
Pepa pritet të ekstradohet në Shqipëri. Ai kishte qenë në Republikën Dominikane për më shumë se një muaj. Kishte hyrë në këtë vend më 31 korrik 2025, nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Punta Cana-s me familjen e tij, duke pretenduar se janë turistë. Pepa u përpoq t’i shmangej arrestimit por u kap nga forcat speciale.
GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg, ne kuadër të dosjes së asaj një njihet si “karteli shqiptar i kokainës”, ku u zbuluan aktiviteti i vëllezërve Çela me grupin Çopja për trafikimin e 28 tonëve kokaine nga Amerika Latine ne drejtim të BE.



