Horoskopi ditor, e premte 29 prill 2022

Horoskopi ditor, e premte 29 prill 2022

Dashi

Dita nis me këmbën e djathtë. Keni shumë energji dhe dëshirë të madhe për të bërë gjëra, shfrytëzojeni për t’i dhënë formë projekteve tuaja.

Demi

Jeni një person kokëfortë, por mbani mend se ndonjëherë është mirë t’i besoni një personi të dashur. Qëndroni larg polemikave, sherri nuk sjell dobi.

Binjakët

Krijimtaria juaj do t’ju japë një dorë të shkëlqyer në punë. Në dashuri, ups, një miqësi mund të rezultojë të jetë diçka më shumë.

Gaforrja

Jeni një person i ndjeshëm, ky tipar që ju karakterizon, kohët e fundit vlerësohet shumë dhe arrin t’ju bëjë të dilni nga guacka që ju ka kapluar.

Luani

Jeni duke kërkuar përzemërsinë e gjysmës suaj të ëmbël, edhe nëse jeni shumë i vendosur që ta keni atë në çdo kohë që dëshironi, bëni mirë ta mirëprisni dhe në ditë të caktuara.

Virgjëresha

Një miqësi mund të rezultojë diçka më shumë, favorizoni ndjenjat, lëreni veten të shkojë pas asaj që ju rreh zemra!

Peshorja

Jeni një person i ekuilibruar, por kur humbisni durimin nuk ka asgjë që t’ju mbajë! Kujdes, mos e teproni.

Akrepi

Jeni pak i nënshtruar, përpiquni të mos ushqeni polemikat dhe bëni atë që është vërtetë fortë e nevojshme.

Shigjetari

Ju favorizoni lidhjet shoqërore, i përkisni një shenje që i pëlqen të jetë në kontakt me të tjerët dhe këtë të premte mund ta gjeni veten si protagonistë.

Bricjapi

Mos lejoni që angazhimet e punës t’ju përthithin, ndoshta për këtë, do të keni një dëshirë të madhe për arratisje dhe relaksim!

Ujori

Nëse jeni në çift prej një kohe të gjatë, këtë të premte mund të ketë fërkime, kushtojini vëmendje fjalëve që thoni,  para se t’i nxirrni nga goja!

Peshqit

Dëshironi të përfshiheni dhe të planifikoni punën e muajve të ardhshëm. Jini të sigurt dhe prisni, përgjigjet nuk do të vonojnë të vijnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy