Makina del nga rruga, një i vdekur dhe një i plagosur në Maqellarë

Makina del nga rruga, një i vdekur dhe një i plagosur në Maqellarë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur "Ura e Pesjakës” në Maqellarë.

Mjeti me targë AA 138 RP , me drejtues shtetasin A.K, 50 vjeç, banues në Maqellarë, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e këtij aksidenti është plagosur rëndë drejtuesi mjetit, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa nëna e tij, shtetasja A.K, rreth 79 vjeçe, fatkeqësisht ka humbur jetën rrugës për në spital.

Dyshohet se shkaku i aksidentit është bërë lagështira në rrugë, si pasojë e reshjeve të shiut të rëna gjatë orëve të fundit.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor i cili po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Ndërkohë një tjetër aksident rrugor është regjistruar në orët e pasdites në rrugën Tiranë-Ndroq. Një automjet tip BMW është përmbysur në rrugë. 

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe po punon për shkaqet e aksidentit. Deri tani nuk raportohen për të plagosur apo viktima. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy