GJKKO vendos sot për lejimin e arrestimit të ish-kryeministrit Sali Berisha

GJKKO vendos sot për lejimin e arrestimit të ish-kryeministrit Sali Berisha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pritet të vendosë sot për lejimin ose jo të arrestimit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

SPAK ka kërkuar për këtë të fundit ndryshimin e masës së sigurisë nga “Detyrim paraqitje” në “Arrest shtëpi” dhe mbikëqyrje me polici.

Kërkesa për ashpërsimin e vendimit erdhi pasi ish-kryeministri refuzoi disa herë që të paraqitej para togave të zeza, duke detyruar prokurorët të kërkonin ndryshimin e masës së sigurisë.

Vendimi për Sali Berishën është shtyrë për tre herë me radhë, për shkak të hapësirave ligjore që kanë shfrytëzuar dy avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi. Ata kanë kërkuar në vazhdimësi përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, duke këmbëngulur në idenë e konfliktit të interesit.

Afati treditor ka përfunduar dje dhe deri në orën 16.00 në Gjykatën e Posaçme nuk u depozitua asnjë kërkesë e re për përjashtimin e Irena Gjokës nga gjyqi i Berishës.

Mesditën e kësaj të shtune, pritet që Gjykata e Posaçme të japë vendimin final për izolimin e Sali Berishës në shtëpi. Sipas parashikimeve ligjore, atij nuk i lejohet të komunikojë me persona të tjerë që nuk janë familjarë të tij dhe që nuk jetojnë me të në shtëpi.

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson procesin të orkestruar nga Edi Rama dhe regjimi i tij, siç e quan ai, por ka këmbëngulur se kjo betejë që synon ta nxjerrë nga politika aktive vetëm sa do ë bëjë më të fortë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka vijuar hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 287 të vitit 2020, të regjistruar për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” kryer në bashkëpunim, “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe  “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 260 e 25, 245 e 287 paragrafi i dytë  i Kodit Penal.

Objekti i hetimit të këtij procedimi penal, janë veprimet e kryera nga funksionarë të lartë shtetërorë dhe persona të tjerë, për privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportësh Partizani”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy