Autoritetet vendase bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë regjistruar 489 raste të reja dhe një humbje jete nga Covid-19.
Numri i përgjithshëm i infektimeve në vend ka shkuar në 419.909, ndërsa ai i viktimave në 12.613.
Ndërkohë numri i pacientëve që po trajtohen në spitale është 256, ku mosha e tyre mesatare është 67 vjeç.



