Shoqata e Transportit njofton se, pas një takimi me ministren e Ekonomisë, ministrin e Infrastrukturës dhe kryetaren e Bashkisë, është arritur dakordësia që transporti publik të rikthehet në normalitet.
Sipas deklaratës, është rënë dakord gjithashtu për një skemë subvencionimi për karburantin, me mbështetje në lekë për litër, ndërsa vlera konkrete mbetet ende në diskutim.
Shoqata bën me dije se, duke nisur nga sot, transporti do të vijojë me kapacitet të plotë.
Operatorët janë të angazhuar për të ofruar shërbimin në mënyrë të rregullt, edhe pas problematikave të hasura gjatë dy ditëve të fundit.
Palët kanë rënë dakord të zhvillojnë një tjetër takim javën e ardhshme, ku do të diskutohen kërkesa të tjera ekonomike të sektorit, përfshirë TVSH-në, akcizën dhe kategoritë që përfitojnë udhëtim falas.



