Von der Leyen: Nëse Putin nuk ndalet, do të ketë sanksione të reja

Von der Leyen: Nëse Putin nuk ndalet, do të ketë sanksione të reja

“Ne e dimë se konflikti nuk ka përfunduar dhe jemi gati që të marrim sanksione të reja, nëse Putin nuk do të ndalet dhe nuk tërhiqet nga pushtimi. Jemi të vendosur dhe të bashkuar”.

Një deklaratë e tillë u bë nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një komunikim që pati me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.

Zyrtarja e lartë europiane shtoi se, Vladimir Putin duhet izoluar më shumë nga komuniteti ndërkombëtar.

Von der Leyen, shtoi se pavarësisht se protestat kundër Putin vazhdojnë në të gjithë botën, ushtria e tij nuk ndalet.

Sipas saj, bashkëpunimi mes SHBA dhe BE, duhet të jetë përgjigje vendimtare ndaj Rusisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy