Kryeqyteti indian përjetoi dje ditën më të ftohtë që nga viti 1901: temperatura maksimale arriti 9.4 gradë Celsius "e barabartë me gjysmën e mesatares sezonale", sipas Kuldeep Srivastava, kreu i qendrës së parashikimit të motit në rajon. Temperatura minimale arriti në 2.2 gradë.
Përveç kësaj nëj mjgull shumë e dendur ka krijuar shqetësime serioze për trafikun hekurudhor dhe në aeroportin Indira Gandhi, ku u anuluan 40 fluturime, 21 të tjera u devijuan në aeroportet e tjera dhe mbi 400 të tjera pësuan vonesa.
Administrata e Delhit ka shtuar numrin e çadrave të strehimit të natës për mijëra njerëz që flenë në rrugë, ndërkohë që temperaturat minimale ditët e fundit luhaten midis zero dhe 2.5 gradë ditëve të fundit.
Ndotja e ajrit e matur përmes indeksit të cilësisë së ajrit arriti dje vlerën 450 krahasuar me një vlerë prej 51-100 të konsideruar "të pranueshme".



