
Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar gjashtë humbje jete nga coronavirus-i, dhe kanë rezultuar pozitivë 465 persona.
Qytetarët që kanë humbur betejën me këtë sëmundje, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ishin një qytetarë nga Shkodra 56 vjeçe, tre qytetarë nga Tirana të moshave 68-86 vjeç, një qytetar nga Kavaja 77 vjeç dhe një qytetar nga Korça 78 vjeç.
Në Spitalin Infektiv janë duke marrë trajtim spitalor të specializuar 139 pacientë, ku 15 prej tyre janë në gjendje të rënduar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 531 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 184 mijë e 778 që nga fillimi i epidemisë.
Kanë humbur jetën, që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, 3 mijë e 35 qytetarë. Janë kryer mbi 1.36 milionë testime totale dhe 3 mijë e 660 ditore.
Aktualisht janë 8 mijë e 175 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.



